Qeveria e Italisë miraton reformat kryesore të mirëqenies sociale - Bota Sot
Qeveria e Italisë miraton reformat kryesore të mirëqenies sociale

Evropë

Qeveria e Italisë miraton reformat kryesore të mirëqenies sociale

Më: 18 janar 2019 Në ora: 06:31
Giuseppe Conte

Qeveria italiane të enjten miratoi reformat qenësore të sistemit të mirëqenies dhe pensioneve, premtimet zgjedhore të Lëvizjes “5-Yjet” dhe partisë Anti-establishment Lega Nord, të cilat shënojnë një rregullim të madh të shtetit të mirëqenies në vend.

Reformat, që sigurojnë mbështetje të të ardhurave për të varfrit dhe lejojnë njerëzit të dalin në pension më herët, janë pjesë qendrore e buxhetit ekspansionist të qeverisë 2019. Kritikët thonë se ato janë të paqëndrueshme për financat e shtrënguara të Italisë.

“Këto janë dy masa shumë të rëndësishme dhe kjo qeveri është krenare që arriti t’i votojë sot”, u tha gazetarëve kryeministri Giuseppe Conte, pasi qeveria nënshkroi. “Kjo është një qeveri që mban premtimet e saj”.

Nevoja për një skemë të mbështetjes së të ardhurave, e quajtur “të ardhurat e qytetarëve”, ka qenë një betejë e “5-Yjeve” që nga themelimi i saj një dekadë më parë dhe vendosmëria e saj është forcuar pasi nivelet e varfërisë janë rritur në shifra rekord në vitet e fundit.

“Kjo reformë do të përmirësojë cilësinë e jetës për 5 milionë italianë në vështirësi”, tha kreu 5-Yjeve, Luigi Di Maio. “Ne kemi themeluar një shtet të ri të mirëqenies në Itali”, shtoi ai.

Italianët në varfëri absolute, të definuar se nuk kanë para të mjaftueshme për të blerë një shportë mallrash dhe shërbimesh bazë, u rritën në 5.1 milionë në 2017, sipas të dhënave më të fundit nga zyra e statistikave të ISTAT. Kjo përfaqëson një rritje më shumë se trefish në një dekadë.

Përqindja më e madhe jetojnë në rajonet jugore, të cilat ishin themeli i mbështetjes së 5-Yjeve në zgjedhjet e qershorit, kur ishte partia më e madhe e Italisë me rreth 32 përqind të votave.

Megjithatë, kufizimet e financave publike e detyruan lëvizjen të rriste në mënyrë drastike planin origjinal të të ardhurave të qytetarëve, gjë që parashikoi një shpenzim prej 17 miliardë eurosh (19.37 miliardë dollarë) në vitin e parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...