Putin fluturoi, mbetën 5 pyetje të vështira për Serbinë

Evropë

Putin fluturoi, mbetën 5 pyetje të vështira për Serbinë

Nga: F.B. Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:18
Vladimir Putin, Aleksander Vuçiq

Presidenti rus Vladimir Putin pas vizitës në Serbi u kthye në Moskë. Një ditë pas euforisë ka nis vendosja e vijës rreth ngjarjes më të rëndësishme për Serbinë në këtë vit, por këtu kanë mbetur 5 çështje kyçe për Serbinë pas vizitës grandioze të presidentit rus. shkruan “Blic”. transmeton “Bota Sot”.

1) Çka do të bëjmë me BE?

Çka do të na thotë BE rreth Putinit? Ose më qartë: Çka do të i thotë Serbia Bashkimit Evropian?

Vozita e Putinit nuk është një problem i pakalueshëm për raportet Serbi – BE, por është vështirë të sqarohet përkushtimi dhe gradioziteti i dëshmuar në këtë vizitë. Duke shikuar bashkëpunimin mes Serbisë dhe Rusisë është vështirë të mendohet se vendet baltike dhe Polonia që ende kanë frikë nga politika imperialiste ruse për shkak “kujtimeve” nga lufta e ftohtë mund të kuptojnë afërsinë e Serbisë në Union.

Çka na mbetet në këtë rast? Ekziston shpresa se me kohë mund të vij te shkrirja e raporteve mes Rusisë dhe BE-së që do lehtësonte gjendje e Serbisë mes këtyre dy poleve evropiane. Në variantin më të komplikuar Serbia mund të tentoj të shfrytëzoj afërsinë si presion ndaj Be-së, nëse ju nuk na doni ka kush na do që përbën një hap të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme.

2) Sa vërtet na duhet fuqia e ekonomisë ruse?

Pa hezitim ekonomisë së Serbisë i duhet çdo lloj ndihmë dhe bashkëpunim që mund të arrihet. Rusia është treg tërheqës edhe i madh. Dje janë nënshkruar marrëveshje posaçërisht ai për hekurudha që sipas letrave kanë potencial.

Por themel i zhvillimit të Serbisë edhe më tutje janë lidhjet me BE, që është partneri më i madh tregtar.

Shteti në të cilin paga mesatare është nën 500 euro (Rusia) nuk mundet të jetë bazë e ekonomisë së një vendi ku paga është diçka më shumë se 400 euro (Serbi). Sado të jetë superfuqi Rusia me 145 milionë banorë ekonomia e saj është vetëm sa shteti i Beneluksit me 29 milionë banorë. Çka janë tri shtet në raport me të gjithë BE-në...

A ka Serbia forcë dhe mençuri diplomatike të vërtetoj raportet ekonomike me BE, sa mund të shfrytëzoj afërsinë me Rusinë dhe tregun e madh rus? Kur jemi këtu, pse Rusia edhe më tutje refuzon importin e ”fijatit 500" të Kragujevcit?

3) Çka do të bëhet me qendrën ruse në Nish?

Rusët e quajnë qendër humanitare, ndërsa fuqitë perëndimore e quajnë bazë të spiunimit. Çështja kyç diplomatike –politike në trekëndëshin Serbi-Rusi-NATO që nuk është përmendur zyrtarisht në vizitën e Putinit, një rastësi interesant. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deri më tani po qëndron ndaj politikës së fortë të insistimit të Moskës që punëtorët e qendrës ruse në Nish të marrin status diplomatik. Sa mund të rritet ky presion i Rusisë?

4) Sa është e ndarë Serbia?

Nuk është problem që Serbia është e ndarë në shumicën pro ruse dhe pakicën pro perëndimit. Problem është se ndarjet arrijnë thellësinë e inatit të verbër ndaj bllokut kundërshtar që për fat të keq por si është pritur doli në shesh në vizitën e Putinit. Në njërën anë “ banda e verdhë tradhtare”, në anën tjetër Serbia “ që nuk di të shfrytëzoj shkallët lëvizëse”. Marre! Realiteti është se Serbia duhet të shuaj natyrën bipolar nëse do të ec përpara, Që nuk do të thotë se dikush duhet të kapitulloj. Port ë merret ma e mira nga lidhja me Rusinë dhe lidhjet praktike me ShBA dhe Be dhe Bashkimin Evropian. Kompromisi!.

Këtyre ditëve rrodhi letra akuzuese për tradhti të Vuçiqit shkruar nga lideri i partisë Dveri Boshka Obradoviç për Putinin. Edhe nëse Vuçiq është tradhtar ndërsa opozita më e zeza dhe më e keqja çfarë lidhje ka me këtë Putini? A do të merren personalisht ata nga ai? A jemi shtet i pavarur apo çfarë?

5) Ku është çfarë bënë opozita qytetare?

Përderisa partitë opozitare “Dver” dhe “partia Popullore” e Vuk Jeremiçit ishin të zhgënjyer me vizitën e Putinit, por vetëm se nuk ishin në vendin e Vuçiqit, ishte e vërejtur edhe zhgënjyese heshtja e krerëve tjerë të opozitës qytetare. Në mungesë të së majtës, qendra politike serbe shkoi aq shumë djathtas së mund të rrotullohet, nëse veç nuk është rrotulluar. Serbisë i duhet stabiliteti balance, d.m.th. definimi i qartë i rrymës politike dhe opsionet që kanë ideale dhe nuk frikësohen të dëshmohen. Në çka mund të shpresojnë partitë qytetare që I frikësohen Putinit? Në çfarë votues llogarisin ata? Që mos të jetë nesër  "kuku, lele, letra e bardhë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat