Merr fund kriza në Suedi, Lofven rikthehet si kryeministër

Evropë

Merr fund kriza në Suedi, Lofven rikthehet si kryeministër

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:20
Stefan Lofven

Suedia i dha fund sot gati katër muajve krize politike me rikthimin nga Parlamenti të kryeministrit socialdemokrat, Stefan Lofven, që kishte arritur të neutralizonte ekstremin e djathtë dhe të shpëtonte një prej qeverive të fundit të qendrës së majtë në Europë.

Qeveria e re e minorancës e qendrës së majtë do të përbëhet nga socialdemokratët dhe të gjelbërit.

Ai do të mbështetet në “Riksdag”, dhoma e vetme e Parlamentit suedez, nga Qendra dhe liberalët, anëtarë të opozitës gjatë legjislaturës së mëparshme, në bazë të një marrëveshje për një program të nënshkruar javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat