Bërnabiq: Vizita e Putinit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me BE-në - Bota Sot
Bërnabiq: Vizita e Putinit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me BE-në

Evropë

Bërnabiq: Vizita e Putinit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me BE-në

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:13
Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se është shumë e kënaqur me vizitën e presidentit rus Vladimir Putin, të cilin ajo e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme në kuptimin politik dhe atë ekonomik, gjë që absolutisht nuk mund ta pengojë Serbinë në rrugën e integrimit evropian.

Sipas saj, vizita e Putinit në Serbi nuk do të shkaktojë asnjë shqetësim në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

“Absolutisht nuk mund të ndihmojë. Ato raporte janë shumë të mira, po zhvillojmë politik transparente dhe të sinqertë. Brukseli di për lidhjet tona tradicionale, politike si dhe ekonomike, sikurse që edhe Moska e di për aspiratat e Serbisë në BE”, tha Bërnabiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse vizita e Putinit mund ta shqetësoj Brukselin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...