VIP-at gjermanë: Britanikë qëndroni në BE

Evropë

VIP-at gjermanë: Britanikë qëndroni në BE

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:24
Annegret Kramp Karrenbauer

Një letër e shkruar me tone miqësore dhe anglofile është firmosur nga 31 VIP-a gjermanë, mes figurave politike, të biznesit, por edhe të sportit dhe të spektaklit, me anë të së cilës ata bënë sot një thirrje nga faqet e gazetës “The Times” për britanikët dhe për përfaqësuesit e tyre politikë që të heqin dorë nga Brexit dhe t’u kërkojnë, nga thellësia e zemrës, që të qëndrojnë në BE.

Kjo letër është firmosur edhe nga liderja e re e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbauer, bashkëpunëtorja më e ngushtë e Angela Merkel në kancelari si dhe nga futbollisti Jens Lehmann, ish-portier i kombëtares gjermane dhe Arsenalit.

“Pa kombin tuaj të madh, ky kontinent nuk do të ishte ai që është, një komunitet i përcaktuar nga liria dhe mirëqenia”, shkruajnë 31 personalitetet duke kujtuar mes të tjerash me mirënjohje ndihmën britanike për rindërtimin e vendit, pas luftës kundër Gjermanisë naziste.

Në fakt, sondazhe të ndryshme ngrenë hipotezën e një kthimi të rezultatit të vitit 2016 në rast se do të zhvillohej një referendum i dytë mes britanikëve në lidhje me Brexit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat