Die Welt: Evropianët nuk dëshirojnë të rrezikojnë pragmatizmin e Vuçiqit

Evropë

Die Welt: Evropianët nuk dëshirojnë të rrezikojnë pragmatizmin e Vuçiqit

Nga: F.B. Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:55
Vladimir Putin, Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po shfrytëzon Rusinë si bosht që sa më shumë të përfitoj nga Bashkimi Evropian, ndërsa Evropa po toleron rrugëtimin e tij labirinth mes Moskës dhe Brukselit, pasi në te sipas matjeve serbe tek ai shohin politikanin pragmatik, shkruan Die Welt, transmeton “Bota sot”.

Rreth vizitës së presidentit rus Putin në Serbi, gazeta shkruan se angazhimi i Vuçiqit për Rusinë po i shpaguhet sepse Rusia ia ka dhuruar aeroplanë luftarak, ka investua në Industrinë e Naftës në Serbi dhe po merr pjesë në modernizimin e hekurudhave.

Angazhimi i Rusisë nuk është vetjak pasi në garë me BE dëshiron të vërtetoj ndikimin e saj në Serbi dhe Ballkani aq më parë që ndryshimi i emrit të Maqedonisë ia ka hap rrugën për në NATO me gjithë përzierjen e Moskës vlerëson medium gjerman.

Ekspertët në regjion janë të sigurt se Rusisë i mungojnë resurset që nga Ballkani të shtyjë BE-në dhe ShBA-të, por ka forcë të mjaftueshëm që të pengoj përpjekjet e perëndimit.

Duke potencuar se me këtë perspektiv po luan edhe presidenti serb dhe ai po “ec në dy binarë”, ndonëse sipas gazetës Welt edhe “Vuçiqit edhe elitës serbe i është e qartë se rruga shpie në BE“.

Evropainët po tolerojnë ecjen “labirinth” të Vuçiqit që mos të dëmtojnë ‘stabilokratinë’, siç e quajnë kritikët gjithnjë e me shumë stilin autoritar të udhëheqjes.

Gazeta përkujton se kancelari austriak Sebastian Kurc presidentin serbe Vuçiq e ka vlerësuar “sidrom të stabilitetit”, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel ka lavdëruar „ rrugën serbe të reformave“, prandaj protesta kundër tij për evropianët janë të rolit sekondar.

Për ata me rëndësi është që Vuçiq sipas rekomandimeve të Fondit Monetar të ul deficitin e buxhetit, të mbaj kursin integrues dhe të normalizimit të raportit me Kosovën. Sipas matjeve serbe, Vuçiq për evropianët është politikan pragmatik dhe kjo nuk do ndryshoj as retorikën pro-ruse as miqësinë me Putinin“, vlerëson Welt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat