Hulumtimi i opinionit në Serbi: 55 për qind e qytetarëve janë pro anëtarësit në BE

Evropë

Hulumtimi i opinionit në Serbi: 55 për qind e qytetarëve janë pro anëtarësit në BE

Nga: F.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 09:14
Ilustrim

Hulumtimi më i ri i opinionit publik në Serbi i cili realizohet në baza gjashtë mujore nga Ministria e Integrimeve Evropiane të Serbisë tregon për  rritje të mbështetësve të anëtarësimit e Serbisë në BE shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij hulumtimi për anëtarësimin e Serbisë në BE-së nëse referendum do mbahej tash janë deklaruar 55 për qind të qytetarëve, 25 janë kundër, ndërsa 20 përkatësisht 10 për qind nuk do të votonin apo nuk dinë si të përgjigjen.


Siç thonë në Ministri në hulumtimin "Orientimi Evropian i qytetarëve të Serbisë", në të cilin kanë marr pjesë 1.050 anketues më të vjetër se 18 vjet, të punuar me standard të Euro-barometrit , kjo është përqindja më e lartë ndonjëherë pro hyrjes në BE në Serbi.

Mbështetja e qytetarëve për reforma sikur edhe në hulumtimet tjera është e lartë. Nga numri i të anketuarve 75 (që është 7 për qind më shumë se para gjashtë muajve) mendojnë se reformat janë të domosdoshme për hyrje në BE dhe ato duhet të jenë të qeta në të mirë të qytetarëve dhe rregullimit të vendit.

Kur bëhet fjalë të ndihmën pa kthim të zhvillimit që nga viti 2000, 25 për qind e dinë se BE është donator më i madh i vendit, në vendin e dytë vendoset Rusia me 23 për qind dhe në vendin e tretë Kina me 19, Japonia me 9 e kështu me radhë.

Sipas statistikave nga viti 2000 deri ne vitin 2016 Bashkimi Evropian i kanë dhënë Serbisë 4, 31 miliardë euro pa kthim që kanë kontribuar në zhvillim, vetëm Komisioni Evropian ka dhënë 2,96 miliardë euro, Gjermania 368,21 milionë euro, Suedia 232,11 milionë euro dhe Italia 187,72 milionë euro.

Të gjitha asociacionet pozitive në Bashkimin Evropian kanë shënuar rritje, bie fjala qytetarët termin Be e ndërlidhin me ardhmëri më të mirë për të rinjtë, jetën më të mirë, standardin më të lartë, udhëtimin dhe kjo përqindje arrin në 49 për qind.

Rreth 64 për qind e qytetarëve mendon se problemet Prishtinë- Beograd duhet të zgjidhen pavarësisht nëse këtë e kërkon BE, do të thotë më shumë se gjysma e qytetarëve mendon se Serbia duhet të vazhdoj dialogun me Prishtinën dhe shprehin gatishmëri që në atë mënyrë të arrihet zgjidhja.

Lufta kundër korrupsionit (21 për qind), reforma e sistemit shëndetësor (16) dhe reforma në Gjyqësi (15 për qind) sipas qytetarëve janë ato më të rëndësishmet që ndikojnë në jetën e përditshme. Më pas për nga rëndësia radhiten mbrojtja e të drejtave të njeriut me 11 për qind, reforma e sistemit arsimor me 10 dhe reformat në bujqësi dhe mjedis me nga 9 për qind.

Për 17 për qind të qytetarëve anëtarësimi në BE përbën rrugën për ardhmëri më të mirë të rinisë, po aq pra 17 për qind mendojnë se krijon mundësi për punësim, 15 për qind mendojnë se krijohet mundësia për lëvizje të lirë Brenda BE-së, ndërsa 9 për qind mundësi të rregullohet gjendja në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat