Pasi vrau gruan, ekzekuton edhe avokaten mbrojtëse

Evropë

Pasi vrau gruan, ekzekuton edhe avokaten mbrojtëse

Më: 19 janar 2019 Në ora: 19:47
Jose Javier Salvador Calvo i dha fund jetës të premten (18 janar) duke u hedhur nga një urë në qytetin lindor të Teruelit

Një burrë, i dënuar për vrasjen e gruas së tij, i ka dhënë fund jetës pasi vrau avokaten mbrojtëse me të cilën kishte lidhje dashurie.

Jose Javier Salvador Calvo i dha fund jetës të premten (18 janar) duke u hedhur nga një urë në qytetin lindor të Teruelit, kur policia u përball me të.

Ngjarja e rëndë tronditi Spanjën, duke nxitur debat mbi ligjet mbi dhunën në familje.

Kryeministri Pedro Sanchez, pas vrasjeve, reagoi duke u zotuar të vazhdojë luftën kundër dhunës ndaj grave.

Postimi i tij në Twitter vjen si reagim ndaj Vox, një parti e ekstremit të djathtë, që dëshiron të ndalojë dhënien e ndihmës juridike për gratë e dhunuara nga burrat, duke thënë se kjo favorizon padrejtësisht gratë.

Jose Javier Salvador Calvo qëlloi për vdekje gruan e tij, Patricia Maurel Conte, 29 vjeç, në maj të vitit 2013 në rajonin verilindor të Spanjës, Aragon.

Pasi u lirua në vitin 2017, vrasësi nisi një lidhje me Rebeca Santamalia Cancer, 47 vjeç, avokatja që e mbrojti në gjyq.

Policia gjeti avokaten të vrarë në shtëpinë e Salvador Calvo në kryeqytetin rajonal të Aragonit, Zaragoza, rreth orës lokale 04:00 të premten.

50-vjeçari e raportoi avokaten të zhdukur.

Pak pas mesnatën së të premtes, vrasësi u hodh nga një urë në Teruel pasi u gjet nga një patrullë policie.

Përfaqësuesi i qeverisë lokale Carmen Sanchez u tha gazetarëve se avokatja ishte viktimë e "dhunës gjinore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat