Ngjarje e rëndë: “Mos shko, i thashë. Nuk më dëgjoi”

Evropë

Ngjarje e rëndë: “Mos shko, i thashë. Nuk më dëgjoi”

Më: 19 janar 2019 Në ora: 19:57
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në Antalya të Turqisë.

“Më tha se donte të kalonte në anën tjetër të shkëmbit. E paralajmërova. ‘Mos Shko’, i thashë. Por nuk më dëgjoi. Me të hipur mbi shkëmb ra poshtë”. Kjo është dëshmia e peshkatarit Mehmet Altuntaş, i cili thotë se po gjuante peshk me shokun e tij, Hakan Bircan, kur ky i fundit humbi ekuilibrin dhe ra nga 6 metra lartësi mbi shkëmbinj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në Antalya të Turqisë.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët e ndërhyrjes së shpejtë.

Pas një operacioni të gjatë dhe të mirëkoordinuar u arrit që Brican të merrej me barelë teksa me ndihmën e varkës së Rojës Bregdetare u dërgua në Portin e Jahteve Kaleiçi. Nga aty një ambulancë e dërgoi me shpejtësi në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Agjencia turke e lajmeve “DHA” ka arritur të filmojë sekondë pas sekonde të gjithë operacionin e shpëtimit të peshkatarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat