Ligji i fundit më i çuditshëm në Britaninë e Madhe

Evropë

Ligji i fundit më i çuditshëm në Britaninë e Madhe

Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Parlamenti britanik miratoi një projektligj që synon të ndëshkojë deri në dy vite burg faktin nëse bën një foto nën fundet e grave.

Ky ligj pret tashmë vetëm nënshkrimin nga mbretëresha Elizabeth II, etapa e fundit e procesit legjislativ në Britaninë e Madhe, për t’u miratuar plotësisht.

Ai u paraqit pas një fushate të zhvilluar nga Gina Martin, një vajzë 27 vjeçe, e cila ka qenë vetë viktimë e kësaj praktike që përshkruhet nga termi anglisht “upskirting” (poshtë fundit).

Dy persona i kishin bërë asaj një foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas e kishin shpërndarë foton nga telefonat e tyre.

Vajza kishte kërkuar ndihmën e policisë por asnjë ndjekje nuk ishte bërë për mungesë të një akuze konkrete./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat