Spanjë, edhe 8 metra shpim, për t’iu afruar vogëlushit në pusin e thellë

Evropë

Spanjë, edhe 8 metra shpim, për t’iu afruar vogëlushit në pusin e thellë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 09:13
Familja e Julen po e përjeton rëndë këtë tragjedi

Vazhdon shpimi për gjetjen e Julen në Malaga. Ngurtësia e tokës e ka vështirësuar përsëri shpimin vertikal të tunelit për të arritur tek Julen. Tetë metra kanë mbetur për të arritur në thellësinë ku ka mbetur Julen.

Një damar i ri shkëmbor e ka vështirësuar shumë, shpimin e pusit vertikal, që duhet të arrijë së paku në 60 metra thellësi para se minatorët e Asturiasit të fillojnë  gërmimin e tunelit horizontal për të arritur tek vogëlushi.

Punimet në malin e Totalanit vazhdojnë pa pushim, pavarësisht vështirësive që ofron vendi, për ta shpëtuar prej atje Julenin e vogël 2-vjeçar.

Image

Makineritë e rënda po vazhdojnë të shpojnë edhe ato tetë metra që duhen. Aty do të futet një kapsulë metalike, për të zbritur shpëtuesit, që do të duhet të gërmojnë me lopata  edhe 5-6 orë të tjera për të mbërritur atje ku mendohet se ndodhet që nga 13 janari, vogëlushi. Teknikët që nuk kanë pasur kohë për ta studiuar terrenin, mendojnë se shpejtësia e punimeve do të varet shumë nga përbërja e truallit dhe procesi mund të zgjasë deri në 24 orë.

Image

Juleni i vogël ra në pusin mbi 100 metra të thellë, me diametër vetëm 25 cm, sa për trupin e tij, të dielën e kaluar, gjatë një pikniku familjar.

Ai pus ishte hapur për të kërkuar ujëra nëntokësorë, por nuk ishte vulosur sipas rregullave.

Familja e Julen po e përjeton rëndë këtë tragjedi, sepse kjo ështe dyta në familjen e tyre: në vit më parë ata humbën një vogëlush 3 vjeç, që vdiq papritumas duke shëtitur në plazh, nga probleme shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat