Migrantët hapin më shpesh biznese private në Gjermani. Po pse? - Bota Sot
Migrantët hapin më shpesh biznese private në Gjermani. Po pse?

Evropë

Migrantët hapin më shpesh biznese private në Gjermani. Po pse?

Më: 21 janar 2019 Në ora: 12:53
Gjermani

Migrantët në Gjermani janë të prirur më shumë se vendorët që të hapin biznese private. Kjo ka të bëjë edhe me shanset e tyre më të dobëta në tregun e punës.

Në një studim të bankës KfW thuhet se migrantët në Gjermani hapin më shpesh bizneset e tyre private.

Sipas këtij studimi, në periudhën prej vitit 2013 deri 2017, gati çdo i pesti person që ka hapur ndonjë biznes privat është me origjinë të huaj apo ka një nënshtetësi të huaj. Më saktësisht, kjo do të thotë se 18 % e themeluesve të firmave kanë qenë migrantë.

Dëshira për të hapur një biznes të pavarur është në veçanti e madhe tek personat qe kanë marrë nënshtetësinë gjermane, tek gjermanët e kthyer nga vendet e tjera, por edhe tek personat që në Gjermani jetojnë me një nënshtetësi tjetër.

Shanset e dobëta në tregun e punës

Image

Njëkohësisht migrantët kanë më shpesh shanse më të dobëta në tregun e punës. Kjo në veçanti vlen për të ardhurit pa ndonjë diplomë, e cila njihet në Gjermani, si dhe për personat, të cilët nuk e zotërojnë mirë gjuhën gjermane.

E ashtuquajtura pjesë e kapitalit fillestar tek themelimi i firmave ka qenë tek migrantët 38%, për dallim prej vendorëve ku kjo pjesë përbën mesatarisht 31%, thuhet në vlerësimet e KfW për vitin 2018.

Gjuha gjermane

Image

Gati dy të tretat e migrantëve të moshës 18 deri 64-vjeçare thuhet në sondazh, flasin në shtëpi me familjarët kryesisht në gjuhën gjermane. Ndërsa rreth 35 % thotë se në shtëpi flasin gjuhën e origjinës së tyre. 

Këtu bëhet fjalë kryesisht për të ardhurit, të cilët nuk janë në Gjermani për një kohë të gjatë.

Përdorimi i një gjuhe tjetër në shtëpi nuk do të thotë automatikisht se këta persona nuk e njohin mirë gjuhën gjermane, por migrantët nga shtëpitë ku flitet vetëm gjuha e origjinës së tyre, shikuar nga të dhënat statistikore, kanë shanse më të këqija në tregun e punës. "Në veçanti tejkalimi i pengesave me njohjen e gjuhës kërkon një kohë më të gjatë. Dhe këtu duhet të ketë më shumë oferta për mësimet e gjuhës", thotë shefi i KfW, Jörg Zeuner./DW

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...