FMN: Tensionet tregtare ngadalësojnë rritjen ekonomike - Bota Sot
FMN: Tensionet tregtare ngadalësojnë rritjen ekonomike

Evropë

FMN: Tensionet tregtare ngadalësojnë rritjen ekonomike

Më: 21 janar 2019 Në ora: 15:02
Fondi Monetar Ndërkomëtar

Fondi Monetar Ndërkomëtar paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve tregtare mund të dëmtojë rritjen ekonomike globale.

Në një raport të ri për parashikimin ekonomik botëror, FMN-ja gjithashtu paralajmëroi për rreziqet që mund të shkaktojë dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Për ekonominë botërore, FMN-ja parashikon tani rritje prej 3.5% në vitin 2019.

Në tetor, parashikimi ka qenë për 3.7%.

Sipas FMN-së, në këtë rënie kanë kontribuar tarifat tregtare që SHBA-ja dhe Kina ia kanë vënë njëra-tjetrës mbi mallrat e importuara.

"Prioritet kryesor është që vendet t'i zgjidhin bashkërisht dhe shpejt mosmarrëveshjet e tyre tregtare dhe jo të ngrenë më tej barriera të dëmshme dhe të destabilizojnë një ekonomi globale tashmë të ngadalësuar", tha FMN-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...