Niset procedura për evropianët që duan të qëndrojnë në Britani - Bota Sot
Niset procedura për evropianët që duan të qëndrojnë në Britani

Evropë

Niset procedura për evropianët që duan të qëndrojnë në Britani

Më: 22 janar 2019 Në ora: 00:04
Qeveria britanike

Qeveria britanike lancoi sot një aplikacion në celular, në të cilin shtetasit evropianë me banim në Britaninë e Madhe mund të aplikojnë për të qëndruar në vend pas Brexit.

Rreth 3,5 milionë qytetarë evropianë jetojnë aktualisht në Britaninë e Madhe. Ata do të duhet të aplikojnë për “statusin e rezidentit të përhershëm” për të vijuar për të punuar ose të jenë pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore kur vendi do të shkëpusë lidhjet me Bashkimin Evropian, shkruan ATSH.

Ministria e Brendshme siguroi se dëshiron ta thjeshtojë procedurën sa më shumë që të jetë e mundur. Në aplikacionin, i cili ende nuk punon në iPhone, përdoruesit janë të lutur të bëjnë një fotografi të pasaportës së tyre biometrike dhe fytyrës për të konfirmuar identitetin e tyre.

Ata më pas do të orientohen drejt një faqe interneti për të dhënë adresën e tyre dhe mund të bien dakord për një verifikim të situatës buxhetore, për të konfirmuar adresën e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...