Italia akuzon Francën për rritjen e numrit të migrantëve - Bota Sot
Italia akuzon Francën për rritjen e numrit të migrantëve

Evropë

Italia akuzon Francën për rritjen e numrit të migrantëve

Nga: E.K Më: 22 janar 2019 Në ora: 07:21
Ilustrim

Franca fton ambasadorin e Italisë, pasi Italia kishte akuzuar Fracën se po nxitë Afrikën për rritje të imigrimit.

Zyrtar Italian i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të vendos sankisione ndaj Francës, e cila po vazhdon me kolonozimin e disa shteteve në Afrikë. Pikërisht është kjo arsyeja që po nxit migrimin e afrikanëve, sidomos në Itali.

"BE duhet të sanksionojë Francën dhe të gjitha vendet si Franca që varfërojnë Afrikën dhe i detyrojnë të largohen njerëzit, sepse afrikanët duhet të jenë në Afrikë, jo në fund të Mesdheut", tha Luigi di Maio, zyrtar Italian. – shkruan BBC News, transmeton “Bota Sot”

Si pasojë e kësaj Franca ka ftur Italinë për diskutime, por që zyrtarët e Italisë kanë vazhduar me akuzat e njejta. Ambasadori Italian në Francë tha se Franca po manipulon me ekonominë në Afrikë dhe për këtë duhet të reagojë Bashkimi Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat