BE-ja gjobit me 570 milionë euro ”Mastercard”

Evropë

BE-ja gjobit me 570 milionë euro ”Mastercard”

Më: 22 janar 2019 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Komisioni Europian vendosi sot një gjobë prej 570 milionë euro ndaj ”Mastercard” për rritjen në mënyrë artificiale të kostove të pagesave me kartë, në dëm të konsumatorëve dhe rrethit të biznesmenëve të BE-së.

Rregullator i konkurrencës në BE, Komisioni vlerësoi se ”Mastercard” ka penguar aksesin e tregtarëve në shërbimet ndërkufitare për pagesat me kartë, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat në lidhje me abuzimet e pozitës dominuese. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat