BE: Pa një marrëveshje të Brexit do të ketë një kufi të vështirë në Irlandë

Evropë

BE: Pa një marrëveshje të Brexit do të ketë një kufi të vështirë në Irlandë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:58
BE

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja pa një marrëveshje do të çonte në rikthimin e një ‘’kufiri të vështirë’’ midis Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut, paralajmëroi sot zëdhënësi i Komisionit Europian.

‘’Nuk kemi asgjë të re për t’i shprehur Brukselit, pasi nuk ka asgjë të re që vjen nga Londra’’, u përgjigj zëdhënësi Margaritis Schinas, i pyetur nga media në lidhje me projektet e paraqitura një ditë më parë nga kryeministrja britanike.

‘’Në mënyrë krejt të sinqertë, kam një ndjesi aspak pozitive në lidhje me të gjitha këto shkëmbime’’, iu drejtua gazetarëve pas pyetjeve të shumta për Brexit. Ne presim që Britania e Madhe të na thotë se çfarë kërkon, se çfarë dëshiron vërtetë. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat