Ministri i Ekonomisë paralajmëron për krijimin e sipërmarrjeve të fuqishme sa shtetet

Evropë

Ministri i Ekonomisë paralajmëron për krijimin e sipërmarrjeve të fuqishme sa shtetet

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:54
Bruno le Maire

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno le Maire paralajmëroi sot kundër konceptit të kapitalizimit të tepruar të disa sipërmarrjeve të mëdha në botë, duke bërë thirrje që të rivendoset një ekuilibër për të evituar që ato të mos jenë po aq të fuqishme sa shtetet.

“Për herë të parë në historinë e kapitalizmit, ne kemi sipërmarrje që janë po aq të fuqishme sa shtetet”, deklaroi Le Maire duke foluar për kompani që kanë 800, 900 apo 1 000 miliardë dollarë kapital në bursë.

“Këto nivele kapitalizimi janë ekuivalente me pasurinë kombëtare të disa shteteve të mëdha të planetit”, theksoi ministri në përfundim të një takimi në Paris ku mblidheshin ekonomistë, sipërmarrës dhe përgjegjës të OJQ-ve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat