Barnier: Londra duhet të zgjidhë faturën e divorcit edhe në rastin e një Brexit pa marrëveshje

Evropë

Barnier: Londra duhet të zgjidhë faturën e divorcit edhe në rastin e një Brexit pa marrëveshje

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:35
Michel Barnier

Britanikët do të duhet të zgjidhin çështjen e faturës së divorcit me BE-në edhe në rastin e një Brexit pa marrëveshje, theksoi kryenegociatori europian, Michel Barnier në një intervistë të publikuar sot, dhënë për disa gazeta europiane.

‘’Ne e kemi thënë gjithmonë se shumica e angazhimeve të Britanisë së Madhe për aq kohë sa ky shtet është anëtar i BE-së do të respektohen, megjithëse do të jetë më e vështirë për t’iu përmbajtur atyre në rast të ‘’no deal”, shprehet Barnier, në intervistën dhënë për të përditshmen franceze ‘’Le Monde’’ publikuar gjithashtu nga polakja ‘’Rzeczpospolita’’ dhe ‘’Luxemburger Wort’’ e Luksemburgut.

Marrëveshja e negociuar me vështirësi midis Londrës dhe Brukselit , e cila u refuzua me shumicë të theksuar nga Parlamenti britanik parashikon gjithashtu zgjidhjen e angazhimeve të marra nga Britania e Madhe në kuadër të buxhetit disavjeçar (2014-2020), që mbulon gjithashtu periudhën e tranzicionit të parashikuar nga marrëveshja. /Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat