Basu: Brexit pa marrëveshje rrezikon sigurinë në Britani të Madhe

Evropë

Basu: Brexit pa marrëveshje rrezikon sigurinë në Britani të Madhe

Nga: E.K Më: 23 janar 2019 Në ora: 15:25
Neil Basu

E djathta mund të shfrytëzojë tensionet e Brexit, thotë shefi i kundër-terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar. Neil Basu është gjithashtu i shqetësuar për pamundësinë për të shkëmbyer informacion me partnerët e BE-së.

Shefi i antiterrorizmit i Britanisë ka thënë se ka frikë se e djathta do të shfrytëzojë tensionet e Brexit, me propagandën e tyre duke shkaktuar ngritje në krimet si pasojë e urrejtjes dhe duke krijuar një atmosferë që terroristët mund të shfrytëzojnë, shkruan the guardian, raporton “Bota sot”.

Neil Basu, kreu i policisë kundër terrorizmit, thotë se është i shqetësuar se retorika e të djathtëve nga ata që ligjërisht lejohen të veprojnë do të nxisë tensionet, në të njëjtën mënyrë siç propaganda islamike nxit terrorizmin.

Ai tha gjithashtu se një Brexit pa marrëveshje që dërgoi deri tek një humbje e inteligjencës dhe shkëmbimit të të dhënave me Evropën, do të linte 27 vendet e saj dhe Britaninë më pak të sigurt dhe ishte "shqetësim i thellë".

Ndarjet në rritje rreth Brexit bën që shefi i lartë i policisë të shpreh shqetësimet e tij rreth efektit në Britani. Basu, i cili rregullisht e informon kryeministrin dhe sekretaren tha se policia po punon për të minimizuar dëmin, por operacionet do të jenë më të ngadalshme dhe më të vështira nëse Britania do të dal pa marrëveshje.

Basu, i cili është gjithashtu zyrtari më i lartë i policisë për grupet etnike të Britanisë, tha se retorika e së djathtës nuk është e paligjshme, por kjo nxit tensionet dhe efektet e saj të mundshme janë të frikshme.

Basu tha se dëmi nga një Brexit pa marrëveshje, për Policinë dhe Sigurinë mund të jetë serioz. "Kjo është një gabim shumë serioz në aranzhimet tona të sigurisë," tha ai.

"Nëse ne nuk kemi asnjë marrëveshje për Brexit, në nuk mund të marrim informacionet, dhe nëse humbim qasjen ndaj këtyre sistemeve, do të ndikojë që Britania dhe BE-ja të jenë më pak të sigurta se që janë sot.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat