Serbët e Novi Pazarit i shkruajnë Sheshelit: Mos përhapni urrejtje në emrin tonë

Evropë

Serbët e Novi Pazarit i shkruajnë Sheshelit: Mos përhapni urrejtje në emrin tonë

Nga: F. B. Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:04
Vojislav Sheshel

Veprimi i përbashkët i deputetëve popullor dhe presidentëve të Partisë Radikale Serbe, SRS dhe Partia e Drejtësisë dhe Besimit (SPP), Vojislav Sheshel dhe Muamer Zukorliq, kundër nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë dhe liderit të SDPS, Rasim Ljajiç, pati jehonë edhe në bashkësinë serbe në Novi Pazar.

Për këtë shkak mbi 1 mijë qytetarë serbë nga ky qytet kanë nënshkruar letrën e hapur dërguar Sheshelit.

Në letër thonë se qytetarët e Serbisë dhe Novi Pazarit, me nacionalitet serbë dhe për nga arsimi njerëz – liderin e radikalëve e porosisin se nuk duan “ të luftojnë luftërat e tij”.

Nënshkruesit e letrës kërkojnë që mos të i mbroj më “duke sulmuar fqinjët tanë, njerëzit me të cilët jetojmë dhe punojmë. Novi Pazari është qytet i vogël dhe këtu të gjithë njihemi” duke shtuar se ka përzgjedh njeriun e gabuar pre të cilit do të i mbronte.

“E gjithë kjo që bëni shkakton një shqetësim edhe pakënaqësi tek bashkësia serbe në Novi Pazar, kështu i pat mbrojtur serbët edhe në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. E dimë mirë si jetojnë sot ata njerëz, kështu që me të drejtë jemi të brengosur kur dëgjojmë se keni nis të na mbroni edhe neve“ – thuhet në letër dhe vlerësojnë se nga Shesheli dhe politika e tij kanë pasur mjaftë dëme gjatë viteve 90-ta dhe nuk duan që ajo kohë të rikthehet sepse „nuk duam të jetojmë në geto, të luftojmë luftërat tua, nuk duam të jemi lëndë në konfrontimet tua” dhe me sulmet si kjo “do të nxisni ndarje etnike, e kjo politikë në qytetin tonë ka pësuar humbje”.

Serbët nga ky qytet nga Vojsllav Sheshel kërkojnë që të ndaloj të i mbroj, sepse nuk kanë nevojë dhe nga ajo nuk kanë asnjë dobi kështu që mos të shpërndaj urrejtje në emrin e tyre. Rreth akuzave të liderit radikal ndaj Ljaljiq në rrjetet sociale edhe portale po zhvillohet një debat i ashpër plotë akuza edhe fyerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat