Berlini e bën Ditën Ndërkombëtare të Gruas festë zyrtare

Evropë

Berlini e bën Ditën Ndërkombëtare të Gruas festë zyrtare

Më: 24 janar 2019 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Berlini shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin, ditë zyrtare pushim pasi një shumic; deputetësh votoi sot këtë vendim në Parlamentin e këtij landi.

Kryeqyteti gjerman tani është i pari nga 16 shtetet që bën këtë ndryshim, që hyn në fyqi këtë vit.

Megjithatë, Parlamenti i Berlinit njëkohësisht shpalli 8 majin si ditë pushimi për të shënuar 75 vjetorin e kapitullimit të pakushtëzuar të regjimit nazist në vitin 1945. 

Ky vendim do të aplikohet vetëm për 8 majin e këtij viti dhe jo për vitet e tjera, përcjell Atsh.

Politikanët e koalicionit qeverisës së landit të Berlinit që përbëhet nga tre parti, Social Demokratët (SPD), “Linke” dhe të Gjelbrit, mirëpritën këtë vendim si shenjë të progresit në barazinë gjinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat