Policia gjermane konfiskon disa "punime të Hitlerit"

Evropë

Policia gjermane konfiskon disa "punime të Hitlerit"

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:34
Pikturë që besohet të jetë punuar nga lideri nazist, Adolf Hitler.

Policia gjermane ka konfiskuar tri piktura, që është thënë të kenë qenë punime të liderit nazist, Adolf Hitlerit, meqë ka pasur dyshime se janë të rreme.

Punimet ishte planifikuar që të prezantohen në një audicion në Berlin më 24 janar.

Policia në Berlin ka thënë se ata kanë marrë pikturat nga Shtëpia e Audicionit Kloss, për të hetuar falsifikimet e pretenduara.

Para se të fillonte audicioni, një zëdhënës i Shtëpisë Kloss i ka përshkruar punimet e Hitlerit si të pavlera në aspektin artistik.

Hilteri ka pasur synime për t’u bërë artist para se të përfshihej në politikë.

Ai më pas ka drejtuar Partinë Naziste dhe ka organizuar vrasjen e 6 milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat