Autoritetet serbe evakuan banorët, shkak zbrazja e amoniakut nga një tren

Evropë

Autoritetet serbe evakuan banorët, shkak zbrazja e amoniakut nga një tren

Nga: A.Sh Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:12
Ilustrim

Autoritetet në qytetin jugor serb të Nishit urdhëruan evakuimin e një fshati të premten, pasi që shpëtuesit filluan një operacion për të zbrazur dhe për të hequr dy tanke që përmbajnë amoniak të lëngët nga një tren që pjesërisht doli nga shinat javën e shkuar.

Departamenti lokal i emergjencës zhvendosi të gjithë 400 banorët e Jasenovikut dhe bagëtitë e tyre në Nishin e afërt, derisa të përfundojë operacioni i zbrazjes së tankeve të amoniakut dhe vendosja e tyre përsëri në rrugën hekurudhore.

Amoniaku i lëngshëm është toksik dhe mund të dëmtojë lëkurën dhe mushkëritë.

"Dy të tretat e njerëzve do të largohen në makinat e tyre. Ka mjaft autobusë për pjesën tjetër", u tha gazetarëve Darko Bulatoviç, një zyrtar komunal.

Hekurudhat e Serbisë janë në një gjendje të dobët për shkak të neglizhencës dhe mungesës së investimeve për një dekadë të gjatë dhe derdhjet janë të shpeshta. Në vitet e fundit Serbia ka huazuar rreth 1.5 miliardë dollarë nga Rusia dhe Kina për të riparuar rrjetin e saj hekurudhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat