Katër persona janë vrarë nga një aksident që ndodhi mbi Alpet italiane.
Po ashtu thuhet se edhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë nga aksidenti.
Në këtë aksident të përfshirë ishin një helikopter dhe një aeroplan i vogël të cilët u përplasen më njëri-tjetrin.
Sipas Reuters mediat italiane thonë se aksidenti ndodhi në afërsi të akullnajës Rutor në Luginën e Aostave, rreth 80 km në veri-perëndim të qytetit të Torinos.