Midis Serbisë 1 mijë e 200 fshatra pa asnjë banor, qen a mace.....në 550 vendbanime jetojnë vetëm nga 100 banorë

Evropë

Midis Serbisë 1 mijë e 200 fshatra pa asnjë banor, qen a mace.....në 550 vendbanime jetojnë vetëm nga 100 banorë

Nga: F.B Më: 26 janar 2019 Në ora: 08:38
Ilustrim

Ministri i ngarkuar për zhvillim regjional dhe koordinim të ndërmarrjeve publike Milan Krkobabiq ka theksuar se vdekja e fshatrave dhe vendbanimeve është një problem i madh, andaj me Akademinë e Shkencave duhet të kërkohet një zgjidhje ka thënë për RTVS, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

Krkobabiq ka theksuar se në 1 mijë e 200 vendbanime ne Serbi sot nuk ka asnjë banor, ndërkohë që në 550 vendbanime mund të gjenden deri 100 banorë.

- Duhet të krijojmë një ekip së bashku me Akademinë e Shkencave dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal e qendror dhe intelektualët e të gjitha fushave me detyrë që të analizohet dhe definohet situate, të krijohet politika demografike, ekonomike dhe zhvillimore ka thënë ai.

Sipas tij krijimi i kooperativa-ve ku njerëzit mund të sigurojnë ekzistencën është vetëm fillimi. “Duhet të bashkojmë parcelat e vogla dhe të mbështesim prodhuesit e mallrave”, ka thënë Krkobabiq duke shtuar se po ashtu duhet siguruar banimi, shëndetësia, shkolla, posta edhe gjërat tjera elementare.

Si shembull i zhdukjes së vendbanimeve ai përmendi hapësirën e rrethit të Pçinjit ku në tri fshatra nuk ka asnjë banor.

- Nëse iu ofrojmë zgjidhje edhe jetë normale mund të presim diçka ka thënë Krkobabiq duke shtuar se vdekja e fshatrave është çështje ku nuk duhet të ketë ndarje me opozitën.

Kthimi i njerëzve varet nga kushtet, infrastruktura dhe një nga propozimet është krijimi i vendbanimeve në udhëkryqe të rrugëve.

- Për problemin e Kosovës zgjidhja do të ishte shumë e thjeshtë – që tash në atë hapësirë të kishim një milionë banorë tonë dhe të nacionaliteteve tona, nuk do të kishim këto problem ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat