Data e Brexit mund të shtyhet - Bota Sot
Data e Brexit mund të shtyhet

Evropë

Data e Brexit mund të shtyhet

Nga: A.SH Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:30
Andrea Leadsom

Data kur Britania largohet nga BE mund të shtyhet për disa javë, për të dhënë kohë që legjislacioni të miratohet nga anëtarët e parlamentit, tha kreu i parlamentit të Britanisë, figura më e lartë për të bërë një sugjerim të tillë.

Britania, ekonomia e pestë më e madhe në botë, do të largohet nga BE më 29 mars, por marrëveshja e negociuar e Kryeministres Theresa May u refuzua nga deputetët, duke lënë hapur mundësinë e një Brexit-i të çrregullt, përcjell Bota sot.

Parlamenti do të votojë për një seri amendamentesh të martën kur Mbretëria e Bashkuar përballet me krizën e saj më të thellë politike në gjysmë shekulli, ndërsa po lufton me atë se si, të dalë nga projekti evropian, kur ajo u bashkua më 1973.

"Mund të marrim legjislacionin dhe mendoj se, pavarësisht çdo gjëje, ne kemi një marrëdhënie shumë të fortë me miqtë dhe fqinjët tanë të BE-së dhe jam absolutisht e sigurtë se nëse na duhen disa javë shtesë apo diçka atëherë kjo do të ishte e mundshme , "Tha Andrea Leadsom për BBC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...