Salvini “thumbon” Higuainin: Mercenarët nuk më pëlqejnë

Evropë

Salvini “thumbon” Higuainin: Mercenarët nuk më pëlqejnë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:41
Matteo Salvini

Zëvendës kryeministri dhe njëherazi Ministri i Brendshëm në Itali, Matteo Salvini ka folur sërish për futbollin dhe konkretisht për skuadrën e tij të preferuar, Milanin.

Në përfundim të sfidës me Napolit, Salvini ka komentuar largimin e Higuain, të cilin e ka konsideruar si vendimin e duhur, ndërsa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit polak Piatek.

“Bëmë mirë që e lamë të largohej Higuainin. Mercenarët nuk më pëlqejnë as në politikë dhe as në sport, ndaj edhe Gonzalo ishte njëri prej tyre. Tani kemi marrë Piatek, i cili do të bëjë shumë mirë dhe mbi të gjitha është komunitar”, tha Salvini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat