Prova tjetër e May; Sot votohen amendamentet për Brexit - Bota Sot
Prova tjetër e May; Sot votohen amendamentet për Brexit

Evropë

Prova tjetër e May; Sot votohen amendamentet për Brexit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:35
Foto Ilustrim

Kryeministrja britanike, Tereza May, mund të pësojë këtë të martë një tjetër humbje të rëndë në Parlamentin britanik për planin e saj për Brexit, i cili u refuzua masivisht dy javë më parë në Parlament, në humbjen më të madhe në historinë parlamentare të ndonjë qeverie britanike. Sonte do të votohen disa amendamente të Planit të saj B, të cilat do mund të përcaktojnë kursin e divorcit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Kur kanë ngelur 30 ditë punë për të zgjidhur një nga nyjet më të vështira gordiane të politikës britanike, ndoshta ndër shekuj, që nuk po dinë si ta zgjidhin prej dy vjetësh, dhe pas humbjes me spektakolare përpara dy javësh në Parlament, kryeministrja britanike duket se do të pësoj një tjetër të tillë gjatë kësaj të marte.

“Plani B” i saj për Brexit nuk do të votohet si i tillë gjatë seancës së sotme në Parlament, por disa amendamente të kërkuara nga deputetë të ndryshme, te cilat besohet se do mund të ndryshojnë kursin e divorcit të Britanisë nga Bashkimi Evrpian.

Në ti përfshihen opsionet e shtyrjes së Brexit për disa muaj dhe përgatitja për një referendum të dytë, heqja nga tavolina e opsionit të daljes pa marrëveshje paraprake me kontinentin pas 59 ditësh, apo zëvendësimi me disa alternativa të tjera për mbajtjen e hapur të kufirit mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut pas Brexit, e para shtet i Bashkimit Evropian, dhe e dyta, pjese e Britanisë së Madhe.

Por se cili amendament do votohet kjo do varet nga kryetari i Parlamentit, gjithsesi deri në mbrëmje kur deputetët të votojnë, gjithçka mund të ndodh.

Gjasat janë që pas votimeve të sotme, kryeministrja të shkoj në Bruksel për t’i ofruar liderëve evropian opsionet e mundshme për të siguruar miratimin e marrëveshje së negociuar mes Londrës dhe Brukselit vitin e kaluar, e cila u refuzua masivisht nga parlamenti dy javë më parë.

Çfarë do që të ndodhë sot dhe në ditët në vazhdim, edhe sikur Britania të dalë pa asnjë marrëveshje me BE, ajo që e bën Brexit të pazbatueshëm pas 59 ditësh, është se parlamenti britanik nuk ka kohë të mjaftueshme fizike për të aprovuar legjislacionin relevant për daljen nga Bashkimi Evropian.

Gjasat janë që Brexit edhe mund të ndodh, por jo brenda 29 marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...