Studenti vdes pasi hëngri makarona

Evropë

Studenti vdes pasi hëngri makarona

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Një student u gjet i pajetë në shtratin e tij pasi hëngri makaronat që kishte lënë në kuzhinë jashtë frigoriferit. Mediat e huaja raportojnë se 20-vjeçari ishte ndjerë keq pasi kishte ngrënë makaronat që ishin gatuar 5 ditë më parë.

Ai i ngrohu ato në mikrovalë dhe i konsumoi para se të shkonte për të luajtur sport. Kur u kthye në shtëpi, kishte dhimbje barku. 20-vjeçari u shtri për të fjetur rreth mesnatës, por u gjet i pajetë nga prindërit 11 orë më vonë. Ata shkuan në shtëpi për të kontrolluar pasi djali i tyre nuk u paraqit në Universitet.

Nga hetimet u zbulua se 20-vjeçari kishte humbur jetën pasi ishte helmuar. Në përmbajtjen e makaronave u gjet një lloj bakteri që prodhon toksina dhe helmimi ishte aq i madh saqë kishte dëmtuar mëlçinë e 20-vjeçarit.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel në vitin 2008, por është zbuluar për publikun kohët e fundit pasi ky rast u publikua në një revistë mjekësore në SHBA.

Dr.Bernard, i cili ka folur për këtë rast, thotë se të gjithë konsumojnë ushqime të ngelura për një ose dy ditë, dhe nuk ka asnjë problem. Por, pjesa për të cilën të gjithë duhet të bëjnë kujdes, është që këto ushqime mos t’i lënë për shumë orë jashtë frigoriferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat