Cipras: Marrëveshja e Prespës një sukses i rëndësishëm për Europën

Evropë

Cipras: Marrëveshja e Prespës një sukses i rëndësishëm për Europën

Më: 30 janar 2019 Në ora: 06:09
Aleksis Cipras

Marrëveshja e Prespës ishte një sukses i rëndësishëm europian, tha sot kryeministri grek Aleksis Cipras, gjatë samitit të pestë të Vendeve Jugore të BE-së (MED7) që u zhvillua në Nikozi.

Në këtë samit, që zhvillohet në Qipro për herë të parë, janë të pranishëm kryeministrat e Portugalisë, Francës, Spanjës, Italisë, Maltës, Greqisë dhe Qipros.

Cipras tha se “ky takim i shtatë liderëve ka një rëndësi të madhe, pasi jep mesazhin se ata qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur që të mbrojnë vlerat themeltare të Europës, ligjin ndërkombëtar, si dhe perspektivën për integrimin europian dhe të tregojnë vullnetin e tyre për të pasur një rol qendror në zhvillimin e Europës dhe periferisë së saj”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat