Deputeti arrestohet në mes të seancës plenare

Evropë

Deputeti arrestohet në mes të seancës plenare

Më: 30 janar 2019 Në ora: 20:03
Ilustrim

Një deputet rus është arrestuar gjatë një seance parlamentare pas akuzave për përfshirje në vrasje.

Rauf Arashukov dyshohet si autor i vrasjes së dy personave në vitin 2010.

Hetuesit rus thanë se mendohet që deputeti të jetë i përfshirë edhe në krime të tjera. Imuniteti i tij si ligjvënës është hequr. Më parë ai i kishte mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Deputetit të Republikës së Kaukazit të Veriut iu vunë prangat në Parlament.

Mediat ruse raportojnë se u ndoq kjo metodë pasi autoritetet i druheshin faktit mos ndoshta Arashukov do të përpiqej të arratisej.

Senatori rus dyshohet si autor i dy vrasjeve të ndodhura në Cherkessk, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Karachay-Cherkessia.

Aslan Zhukov, kreu i një lëvizje rinore u qëllua për vdekje në Mars të vitit 2010.

Dy muaj më vonë, Fral Shebkhuzov këshilltar i Presidentit të Karachay-Cherkessia, u dhunua dhe u qëllua për vdekje.

Për këto krime dyshohet të jetë autor pikërisht deputeti Rauf Arashukov.

Ai mendohet të jetë i përfshirë edhe në falsifikimin e dokumenteve që e lejuan për t’u bërë senator.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat