Sasia e kokainës së kapur në Itali, më e madhja e 10 viteve të fundit

Evropë

Sasia e kokainës së kapur në Itali, më e madhja e 10 viteve të fundit

Më: 30 janar 2019 Në ora: 20:19
Ilustrim

Policia italiane njoftoi sot se ka zbuluar rreth 650 kilogramë kokainë në një kontejner me fara kafeje, një prej kapjeve më të mëdha në dhjetë vitet e fundit.

Droga, e zbuluar në 23 thasë gjatë një kontrolli në portin e Lvornos, në Toskanë, me një vlerë tregu prej 130 milionë eurosh, theksoi policia në një komunikatë.

Kokaina, e zbuluar më 15 janar, gjendej në një kontejner që ishte nisur nga Hondurasi, më pas ishte transferuar në një anije tjetër në Kosta Rika.

“Destinacioni përfundimtar ishte qyteti spanjoll i Barcelonës”, theksuan forcat e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat