Në Itali kapet kokainë në vlerë 130 milionë euro

Evropë

Në Itali kapet kokainë në vlerë 130 milionë euro

Më: 31 janar 2019 Në ora: 00:54
Droga, ilustrim

Policia italiane njoftoi sot se ka zbuluar rreth 650 kilogramë kokainë në një kontejner me fara kafeje, një prej kapjeve më të mëdha në dhjetë vitet e fundit.

Droga, e zbuluar në 23 thasë gjatë një kontrolli në portin e Livornos, në Toskanë, me një vlerë tregu prej 130 milionë eurosh, theksoi policia në një komunikatë.

Kokaina, e zbuluar më 15 janar, gjendej në një kontejner që ishte nisur nga Hondurasi, më pas ishte transferuar në një anije tjetër në Kosta Rika, shkruan ATSH.

“Destinacioni përfundimtar ishte qyteti spanjoll i Barcelonës”, theksuan forcat e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat