BE-ja mbështet zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Venezuelë

Evropë

BE-ja mbështet zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Venezuelë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 23:42
Frederica Mogherini

Vendet e Evropës dhe të Amerikës Latine do të ngrenë një grup kontakti për të mbështetur zgjedhjet demokratike në Venezuelë, deklaroi sot shefja e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Ky grup do të përfshijë Gjermaninë, Francën, Italinë, Britaninë e Madhe, Spanjën, Portugalinë, Suedinë, Holandën, Ekuadorin, Kosta Rikën, Uruguain dhe Bolivinë, transmeton ATSH.

“Jemi përpjekur të krijojmë hapësirë për një proces politik që të sjellë një përfundim paqësor dhe demokratik”, tha Mogherini pas një takimi joformal me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bukuresht.

“Synimi i grupit të kontaktit është i qartë. Ai është që t’i mundësojë Venezuelasve që të shprehin veten e tyre lirisht”, theksoi ajo.

Ky grup do të koordinohet nga BE-ja dhe do të ketë një mandat fillestar prej 90 ditësh. Takimi i parë pritet të zhvillohet në Amerikën e Jugut në javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat