Italia në recesion; Ekonomia vazhdon të kontraktohet

Evropë

Italia në recesion; Ekonomia vazhdon të kontraktohet

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Giusepe Conte

Italia ka rënë në recesion sipas shifrave zyrtare nga agjencia italiane e statistikave. Të dhënat tregojnë se ekonomia e italisë është kontraktuar për të dytin tremujor radhazi në fund të vitit.

Kjo rënie ka intensifikuar shqetësimet për ekonominë e eurozonës. Ekonomia italiane është e treta më e madhja në eurozonë, por produkti i saj i brendshëm bruto, ra me 0.2 për qind mes tetorit dhe dhjetorit. Kjo vjen pas një rënieje prek 0.1 për qindësh në tremujorin e tretë, dhe është 0.1 për qind më e lartë në bazë vjetore.

Kritikët thanë se rënia ekonomike ka ardhur si pasojë e përplasjeve mes mes partive të koalicionit qeverisës dhe Brukselit në lidhje me politikat fiskale, ç’ka edhe ka krijuar një humbje të besimit tek tregjet. Kjo ka rritur koston e huamarrjes për Italinë dhe ka dëmtuar ekonominë. Por, kryeministri Giusepe Conte, fajësoi përplasjen tregtare mes SHBA dhe Kinës që sipas tij ka prekur eksportet e Italisë. Kina dhe Gjermania janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Italisë.

“Kjo është një fazë tranzicioni pasi vjen si pasojë e një përplasjeje tarifash që po ndodh tani. Pra, nuk jemi të shqetësuar. Ajo që na shqetëson është përqendrimi tek rilançimi i ekonomisë sonë që me siguri do të ndodhë në 2019, pasi masat ekonomike që ne kemi marrë në buxhet do të fillojnë të japin efekte”, tha Conte.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se rënia ekonomike e Italisë ka filluar prej vitesh. Sipas tyre, ekonomia italiane është rritur më pak se mesatarja e vendeve të tjera evropiane për 25 vitet e fundit. Italia ka ndërkohë një borxh publik prej 2.3 trilion eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat