Mbretëresha e Britanisë së Madhe do të evakuohet në rast të trazirave për Brexit-in

Evropë

Mbretëresha e Britanisë së Madhe do të evakuohet në rast të trazirave për Brexit-in

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:17
Mbretëresha e Britanisë së Madhe

Dy gazeta britanike kanë raportuar se zyrtarët shtetërorë janë duke përgatitur plane për evakuimin e familjes mbretërore nga Londra në rast të shpërthimit të trazirave për shkak të ndarjes së vendit nga Bashkimi Evropian.

“Këto plane emergjente të zhvendosjes kanë ekzistuar që nga Lufta e Ftohtë, por janë duke u shqyrtuar sërish për shkak të mundësisë së shpërthimit të trazirave pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian”, thuhet në shkrimin e gazetës “The Sunday Times”, e cila është informuar nga një burim anonim i qeverisë.

Edhe gazeta tjetër britanike, “The Mail on Sunday”, ka raportuar se ekzistojnë plane për zhvendosjen e Mbretëreshës Elizabetë dhe familjes mbretërore në vende të sigurta larg Londrës. Jacob Rees-Mogg, deputet i Partisë Konservatore, ka thënë se këto plane paraqesin panik të panevojshëm të zyrtarëve.

Megjithatë, një ish-polic, i cili më parë ka qenë i angazhuar në mbrojtjen e familjes mbretërore, ka thënë se mbretërsha do të largohet nga Londra nëse ka trazira. “Nëse ka probleme në Londër, sigurisht se familja mbretërore do të largohet nga vendi i trazirave”, tha Dai Davies, shkruan “The Guardian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat