Do ta var në shtyllë djalin e Vuçiqit: Kërcënime të tmerrshme për familjen e presidentit serb

Evropë

Do ta var në shtyllë djalin e Vuçiqit: Kërcënime të tmerrshme për familjen e presidentit serb

Nga: F.B. Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:46
Aleksandar Vuçiq, Sasha Millosheviq

Në protestën e mbrëmshme në Beograd përveç kërkesës së vazhdueshme për dorëheqje dhe akuzës për tradhti, është parë edhe një shtyllë dhe litar varje, që ka nxitur opinionin e gjerë.

Në rrjetet sociale pas këtij akti janë vërejtur edhe kërcënime të tmerrshme për familjen përkatësisht djalin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Në rrjetin social Facebook një person me emrin, Sasha Millosheviq ka dërguar një kërcënim të zi ndaj djalit të presidentit Danilo Vuçiq.

Mësohet se organet e rendit kanë punuar gjatë gjithë natës pa ndërprerë në identifikimin e personit që ka vendosur shtyllën e varjes gjatë protestës, ndërkohë që kërcënimi ndaj familjes së presidentit është duke u hetuar seriozisht shkruajnë mediat.

Në llogarinë e këtij personi që ka kërcënuar janë ekspozuar edhe foto ku ai duket i armatosur deri në dhëmbë me armë automatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat