Gjermani, masa për azilantët mashtrues

Evropë

Gjermani, masa për azilantët mashtrues

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 11:42
Foto Ilustrim

Azilkërkuesit në Gjermani, që gënjejnë për identitetin e tyre do të penalizohen. Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer tregoi planet e institucionit që drejton, sipas të cilave, emigrantëve që iu është refuzuar azili dhe që fshehin identitetin e tyre do ta humbasin “duldung”-un, apo lejen e përkohshme të toleruar.

Kush e pengon dëbimin e tij, për shembull, duke u dhënë të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë e vet, ose nuk është në sigurimin e pasaportës, nuk do ta marrë më në të ardhmen lejen e përkohshme të qëndrimit dhe do të pajiset vetëm me një leje, që shënon se është i detyruar të largohet nga Gjermania, thotë gazeta “Die Welt”.

Qëllimi i ashpërsimit të legjislacionit është të ndalen azilkërkuesit e refuzuar, të cilët e pengojnë vet dëbimin e tyre nga ata që për arsye të njohura nuk mund të deportohen, siç është rasti i personave që nuk kanë pasaportë dhe që kanë arsye të forta humanitare, apo se në zonën e banimit të personit nuk ka fluturime për shkak se është një rajon krize.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Brendshme gjermane, azilkërkuesit janë deri tani grupi i vetëm i të huajve në Gjermani, i cili nuk ndiqet penalisht kur gënjen autoritetet për identitetin. E vetmja masë që merret sot për sot kundër tyre është gjobitja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat