Të paktën 72 të vdekur nga gripi në Rumani

Evropë

Të paktën 72 të vdekur nga gripi në Rumani

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:55
Ilustrim

Shtatëdhjetë e dy persona kanë humbur jetën si pasojë e gripit në Rumani, ku dy prej viktimave të fundit ishin një 32-vjeçar dhe një grua 41 vjeçe, raportuan autoritetet shëndetësore të Bukureshtit.

Të dy personat nuk ishin të vaksinuar ndaj kësaj sëmundjeje dhe kishin probleme të tjera serioze të shëndetit.

Vdekje të shumta për shkak të pasojave të gripit janë regjistruar gjithashtu në vende të tjera të Ballkanit, veçanërisht në Kroaci, ku në fund të janarit viktimat e regjistruara kanë qenë 45.

Raste vdekjesh nga gripi janë regjistruar edhe në Bosnje-Hercegovinë, në Malin e Zi dhe në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat