Lavrov: Nuk bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë - Bota Sot
Lavrov: Nuk bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë

Evropë

Lavrov: Nuk bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 19:03
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme nuk e paralajmëron fillimin e një Lufte të re të Ftohtë, por "është e turpshme", tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

"Nuk mendoj se bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë. Por, një epokë e re ka nisur. Është karakteristikë e epokës së re, në të cilën SHBA-ja po thyen sistemin ndërkombëtar të kontrollit të armëve dhe sistemin që i frenon armët strategjike sulmuese. Është turp", tha Lavrov gjatë një vizite në Bishkek.

Ai tha se Rusia do të përdorë mjete ushtarake dhe teknike për t'iu përgjigjur kërcënimeve që paraqet tërheqja e SHBA-së nga traktati.

Të premten, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do t'i pezullojnë obligimet e tyre me Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, nisur nga 2 shkurti.

Një ditë më vonë, edhe Rusia ka thënë se tërhiqet nga kjo marrëveshje.

Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë për shkeljen e saj me krijimin e raketës 9M729.

Moska e mohon se raketa në fjalë është në kundërshtim me marrëveshjen.

Traktati SHBA-Rusi, i cili daton nga Lufta e Ftohtë dhe ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...