Berlini investon 110 milionë euro në fushën e sigurisë së Lituanisë

Evropë

Berlini investon 110 milionë euro në fushën e sigurisë së Lituanisë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Gjermania do të investojë rreth 110 milionë euro deri në 2021 në zhvillimin e infrastrukturës lituaneze të përdorur nga batalioni shumëkombësh i NATO-s i mbështetur nga ushtarakët gjermanë, njoftoi sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, në vizitë në Lituani.

‘’Një sinjal i një angazhimi afatgjatë (në fushën e sigurisë së Lituanisë) është investimi i rreth 50 milionë eurove në vitin e ardhshëm. Do të jetë 110 milionë deri në 2021 për zonat tona të përbashkëta dhe bazat stërvitore të operacionit EFP (Enhanced Forward Presence)”, deklaroi Ursula von der Leyen.

Ajo mori pjesë përkrah presidentes lituaneze, Dalia Grybauskaite në ceremonitë që shënojnë përvjetorin e dytë të instalimit të Batalionit të NATO-s në Rukla, në prani të mijëra ushtarëve belgë, çekë, islandezë, holandezë, norvegjezë, gjermanë dhe lituanezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat