Cipras në vizitë në Turqi, në fokus zbutja e tensioneve me Ankaranë

Evropë

Cipras në vizitë në Turqi, në fokus zbutja e tensioneve me Ankaranë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:07
Aleksis Cipras dhe Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri grek, Aleksis Cipras nisi sot një vizitë zyrtare në Turqi për bisedime me presidentin Recep Tayyip Erdogan, në fokus mbetet zbutja e tensioneve mbi një sërë çështjesh, megjithëse priten përparime jo shumë të mëdha.

Kryeministri grek mbërriti në Ankara pasditen e sotme ku u prit nga zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay para takimit me Erdogan.

‘’Po kalojmë një periudhë të vështirë në marrëdhëniet tona me Turqinë. Për këtë arsye duhet të vijojmë diskutimet’’, theksoi të hënën zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

‘’Kjo vizitë do të ndikojë në uljen e tensioneve’’, pohoi ai, duke iu referuar tensionit në Detin Egje, në Qipro, menaxhimin e fluksit migrator dhe bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat