Tusk: Një vend special në ferr për mbështetësit e “Brexit”-it

Evropë

Tusk: Një vend special në ferr për mbështetësit e “Brexit”-it

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:13
Donald Tusk

Ata që e mbështesin “Brexit”-in pa plan, meritojnë një vend në ferr. Komenti në Twitter i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ishte tepër i fortë dhe i drejtpërdrejtë, ndërsa e bëri të qartë se BE-ja do të këmbëngulë për kufirin irlandez në çdo marrëveshje largimi të Mbretërisë së Bashkuar.

I've been wondering what that special place in hell looks like, for those who promoted #Brexit, without even a sketch of a plan how to carry it out safely.

Edhe në daljen përpara gazetarëve, më herët, toni i tij kishte qenë i zymtë.

“Kanë mbetur 50 ditë përpara shkëputjes së Britanisë së Madhe nga blloku europian. E di, – tha Tusk, – se ende një numër shumë i madh njerëzish në Britani e në të gjithë kontinentin kanë shpresuar në tërheqjen e këtij vendimi”.

Por, “sot nuk ka forcë politike e as lidership efikas të idesë ‘pro qëndrimit’. E them këtë pa asnjë lloj kënaqësie, por me faktet nuk lufton dot”, u shpreh Tusk.

Theresa May pritet të mbërrijë në Bruksel të enjten, për të kërkuar ndryshime në marrëveshjen e largimit të firmosur me BE-në, me shpresën se kjo do ta ndihmojë të marrë mbështetjen e Parlamentit britanik.

Tusk tha se uron të dëgjojë ndonjë sugjerim realist nga May, e t’i jepet fund bllokimit, por e nënvizoi edhe njëhere se, në dhjetor, 27 anëtarët e tjerë të unionit kishin vendosur që marrëveshja e tërheqjes të mos e jetë e hapur për rinegociim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat