Merkel: BREXIT mund të dalë nga pozita pat

Evropë

Merkel: BREXIT mund të dalë nga pozita pat

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 13:43
Angela Merkel

Merkel e ka dhënë këtë deklaratë gjatë vizitës në Sllovaki, derisa në kohë të njëjtë kryeministrja britanike Theresa May ka biseduar me liderët e BE në Bruksel. Kohë ka gjithnjë e më pak pasi për dalje është paraparë data e Brexitit më 29 mars.

Kancelarja ka pretenduar se dyja palët kanë interes që Brexiti të jetë i rregullt “dhe që për këtë është obligim i të gjithëve ta arrijnë një marrëveshje të tillë, për çka është e nevojshme që Londra të thotë në mënyrë më të qartë se çfarë dëshiron”.

Sipas fjalëve të saj, BE duhet ta “mbrojë integritetin e tregut të brendshëm”, por edhe dëshiron “zgjidhje të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme për anëtaren e BE Irlandën”.

“Mendoj që mund të gjejmë zgjidhje pa hapje të negociatave mbi marrëveshjen. Kjo nuk është në rend dite” ka thënë Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat