“Rusia nuk është kazan mbeturinash”

Evropë

“Rusia nuk është kazan mbeturinash”

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:03
Ilustrim

Rusia ka një problem të madh me mbeturinat. Shqetësimet sa vijnë e shtohen, jo vetëm nga trajtimi i pakujdesshëm i mbetjeve që grumbullohen nëpër rrugë, por edhe nga lëndët helmuese, të cilat përfundojnë në tokë dhe në ujin e pijshëm.

Vendi, që prej vitit të kaluar ka rrëshqitur praktikisht në një krizë gati akute, e gjithmonë e më shumë njerëz po ngrenë zëri kundër kësaj situate.

Nën moton “Rusia nuk është kazan mbeturinash”, mijëra vetë protestuan në rajone të ndryshme të Federatës Ruse kundër politikave të Kremlinit për ambientin.

Demonstruesit, përveçse kritikuan eliminimin jo efikas të mbetjeve në ndërtime të ngarkuara me lëndë të dëmshme, kërkuan gjithashtu që të realizohet edhe ndarja e mbeturinave.

Ata kujtuan sesi marsin e vitit 2018, 50 fëmijë përfunduan në spital, sepse kishin thirrur ajër të ndotur me helme që vinte nga një grumbull mbeturinash.

Në muajin qershor, zyrtarë federalë deklaruan se landfillet e 10 rajoneve në mbarë vendin po përballeshin me një fluks katastrofik mbeturinash dhe se situata të tilla rrezikonin shëndetin e miliona rusëve.

Moska i pastron mbetjet e veta në kurriz të qyteteve të tjera. Një pjesë e tyre dërgohet 1.200 kilometra larg në veri, në qytetin Archangelsk, por edhe atje njerëzit kanë dalë në protesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat