Mbi gjysmë milion euro i konfiskohen djalit të ish-kryeministrit

Evropë

Mbi gjysmë milion euro i konfiskohen djalit të ish-kryeministrit

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 22:43
Djali i ish-kryeministrit moldav, Vladimir Filat

Gjykata urdhëroi konfiskimin e rreth 500.000 stërlinave (570.000 euro) tek djali i ish-kryeministrit moldav, Vladimir Filat, i cili përdorte një makinë luksoze “Bentley” dhe paguante një qera mujore prej 30.000 stërlinave në Londër.

“Hetuesit përcaktuan se pasuria e Vlad Luca Filat, i moshës 22 vjeç, vinte nga aktivitete të paligjshme të të atit”, njoftoi agjencia britanike e luftës kundër krimit (NCA) në një komunikatë.

Ish-kryeministri moldav, që mbajti këtë pozitë nga viti 2009 deri në 2013, aktualisht është në burg në vendin e tij, pasi u dënua në qershor të 2016-tës me nëntë vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai u akuzua për përvetësimin e 260 milionë dollarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat