Në Londër, djalit të kryeministrit Moldav i konfiskohen 500 mijë funte

Evropë

Në Londër, djalit të kryeministrit Moldav i konfiskohen 500 mijë funte

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:09
Vladimir Filat

Gjykata urdhëroi konfiskimin e rreth 500,000 funteve djalit të ish-kryeministrit moldav, Vladimir Filat i cili përdorte një makinë luksoze ‘’Bentley’’ dhe paguante një qira mujore prej 30.000 funte në Londër.

Hetuesit përcaktuan se pasuria e Vlad Luca Filat, i moshës 22 vjeç, vinte nga aktivitete të paligjshme të të atit, njoftoi agjencia britanike e luftës kundër krimit (NCA) në një komunikatë.

Ish-kryeministri moldav (nga viti 2009 deri në 2013) është aktualisht në burg në vendin e tij, përcjell bw.

Ai u dënua në qershor të vitit 2016 me nëntë vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ish kryeministri u akuzua për përvetësimin e 260 milionë dollarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat