Parisi reagon ndaj ftesës se Salvinit për Macron

Evropë

Parisi reagon ndaj ftesës se Salvinit për Macron

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:21
Emmanuel Macron

Zëdhënësi i qeverisë franceze ka reaguar ndaj ftesës së zv/kryeministrit italian Salvini për t’u takuar me presidentin Macron. Ai tha se kryeministri i Italisë është Giuseppe Conte me të cilin presidenti francez është takuar shumë herë.

Dialogu nuk është pezulluar asnjëherë, por ka një kryeministër në Itali, që quhet Giuseppe Conte, është ai kreu i qeverisë italiane dhe Macron është takuar disa herë me të.

Në këtë mënyrë zëdhënësi i qeverisë franceze, Benjamin Grivo, ka reaguar ndaj pyetjeve të televizionit francez “Europe 1 rreth gadishmërisë së shprehur një ditë më parë nga Mateo Salvini për tu takuar me presidentin francez.

Si e dini dhe ju, ka vazhduar ai, këta ministra italianë janë ulur në tryezën e bisedimeve me homologët e tyre francez në shumë raste. Zëdhënësi i qeverisë ndër të tjera theksoi se tërheqja e ambasadorit francez nga Roma nuk është e përhershme, por ishte e rëndësishme të dërgohej një sinjal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat