Shpresoj se Bullgaria do të jetë një nga shtetet e para që do të ratifikojë marrëveshjen për bashkëngjitjen e Maqedonisë në NATO, pasi kjo gjë është edhe në interesin kombëtar të Bullgarisë, deklaroi ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.
“Bullgaria ka interes që Maqedonia të jetë aleatja jonë në NATO. E njëjta i dedikohet edhe hyrjes së Maqedonisë në BE”, theksoi shefja e diplomacisë bullgare.
Ajo ka shtuar se ratifikimi në Parlamentin bullgar mund të ndodhë javën e ardhshme, që do të thotë se Bullgaria do të jetë një nga shtetet e para që do të ratifikojë marrëveshjen për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO. /ATSH